Gashi, ylli i Yllit

Me “double-double” prej 25 pikëve e 10 kërcimeve, Artin Gashi udhëhoqi Golden Eagle Yllin drejt fitores ndaj Rahovecit (99:86) vikendin e shkuar.

Këto statistika bënë që Gashi të shpallet edhe lojtari më i mirë i xhiros së 16-të në IP Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Koha Ditore.

Në përgjithësi, statistikat e Gashit këtë edicion janë impresionuese, pasi po luan me mesatare prej 17 pikëve, 7 asistimeve dhe 2 kërcimeve për ndeshje. 69.7 për qind është i saktë në gjuajtjet për dy pikë, kurse për tri pikë ka saktësi 40.9 për qind.

Gashi këtë edicion ka përgjegjësi shtesë te skuadra e Yllit. Përveç që është kapiten, synim e ka edhe ndonjë trofe me ekipin nga Suhareka. E, sipas tij, këtë edicion është e mundur.

Ai para fillimit të këtij edicioni është kthyer tek Ylli pas një aventure nëpër disa skuadra të Kosovës. Por dallimi është se te Ylli ai ka shpërthyer në krahasim me ekipet e tjera.

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Lajmet e Fundit