17.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Shkrimtari i njohur amerikan përmend Kosovën në librin e tij

ë gjithë adhuruesit e letërsisë amerikane kishin kohë që prisnin për publikimin e një libri të ri. Duke qenë se librat pararendës të këtij shkrimtari janë akoma bestseller, interesi ishte edhe më i lartë.

Bëhet fjalë për shkrimtarin e njohur amerikan, autorin e librit të famshëm “The fault in our stars”, John Green. Pas gjashtë vjetëve gjatë të cilëve nuk botoi asgjë, por shijoi lavdinë e librit që i mori dhjetë vjet, ai i jep lexuesve një tjetër vepër.

“Turtles all the way down” është libri i ri i cili, akoma pa dalë në botim, u pronotua online nga më shumë se 200 mijë lexues.

Ballina e “Turtles all the way down”

Në të flitet për një vajzë 16 vjeçe me emrin Aza e cila sëbashku me miken e vet Deizi dëshirojnë të zgjidhin një mister për të fituar 100 mijë dollarë. Ama, misteri kishte lidhje me një prej miqve të hershëm të Azas, Devis, pasi, babai i tij ishte vetë misteri.

Ajo çfarë më ra në sy gjatë leximit të këtij librit është fakti se në të përmendet Kosova. Si? Fatekqësisht, jo aq mirë!

Kur po hipotetizonin për vendet ku mund të kishte shkuar babai i Devis pas arratisjes, në celularin e tij gjejnë tri mundësi:

Maldive

Kosovë

Kamboxhia

E përse autori zgjedh pikërisht këto tre vende? Shpjegimin e jep vetë duke thënë se në këto tre shtete, ligji nuk funksionon dhe për këtë arsye një i arratisur amerikan mund të jetojë lirisht aty.

Gjithsesi, libri është vërtetë interesant. I ndërtuar mbi dramën e brendshme të një vajze që vuante nga stresi dhe ankthi dhe që mendonte se brenda saj nuk ishte ajo, libri të tërheq aq sa nuk mund të ndalosh pa e lexuar deri në faqen e fundit.

Vepra e plotë e John Green në anglisht

Por, për fat të keq, libri akoma nuk është shqipëruar e as nuk ka ardhur në Shqipëri. Kështu ka ndodhur edhe me veprat e tjera të autorit. Dy prej tyre janë sjellë në Shqipëri disa dhjetëra vjet pas botimit, ndërsa kryevepra e tij vetëm pasi është komercializuar duke u kthyer në film.

Më Shumë

Lajmet e Fundit