9.1 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Kosova mund të luajë miqësore me Madagaskarin në Paris

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është në bisedime me Federatën e Futbollit të Madagaskarit për aranzhimin e një ndeshjeje miqësore në muajin mars. Dhe, nëse arrihet marrëveshja, atëherë do të zhvillohet në Paris, ka bërë të ditur të martën kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi në bisedime me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Madagaskarit për të luajtur miqësore në data të lira të FIFA-s, në muajin mars. Bisedimet janë duke u zhvilluar dhe normalisht do të duhet që marrëveshja të arrihet. Por tash për tash nuk ka asgjë të konfirmuar”, ka thënë Vokrri.

Ai ka shtuar se kjo ndeshje mund të zhvillohet në Paris, meqë në Kosovë është e pamundur. Stadiumi i vetëm që plotëson kushtet për miqësore, ai “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të jetë i zënë në fund të muajit mars, pasi përfaqësuesja U21 do të ketë ndeshje kualifikuese.

Më Shumë

Laurinë Gashi renditet e 5-ta në Sofia European Open 2026

Xhudistja Laurinë Gashi në xhiron e parë mposhti me 2 Wazaari, Sofiia Hrechka nga Ukraina. Në të dytën ajo mposhti me Ippon, Francine Echevarria...

Crystal Thomas përforcon Bashkimin vetëm në Ligën Unike

KBF Bashkimi ka zyrtarizuar angazhimin e basketbollistes Crystal Thomas, e cila do t’i bashkohet skuadrës prizrenase vetëm për ndeshjet e Ligës Unike. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit