6.9 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Shyqyri Bytyçi në Prizren: Do të punojmë për ngritjen e cilësisë në shkolla

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka siguruar kreun e komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, se ministria që ai drejton do të bashkëpunojë ngushtë në zgjidhjen e problemeve dhe ngritjen e cilësisë në sektorin e arsimit.

Ai këto komente i bëri pas takimit me kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e arsimit, testin Pisa dhe ngritjen e cilësisë së arsimit.

Bytyqi tha se MASHT për çdo çështje dhe problematikë janë të gatshëm të diskutojnë, për të ndryshuar gjendjen e arsimit në Kosovë. Ai tha se është një grup profesional duke shqyrtuar gjendjen e universiteteve në përgjithësi, përfshirë edhe atë në Prizren.

Bytyqi: Do të punojmë për ngritjen e cilësisë në shkolla

“Konsideroj që DKA në Prizren udhëhiqet nga një person shumë profesional dhe identifikimi i problemit është goxha i lehtë nga kjo drejtori. Mundësia e bashkëpunimit me ministrinë do të jetë një mundësi shumë e afërt dhe e hapur, ndërsa mundësitë për t’i realizuar të gjitha gjërat që ka nevojë komuna e Prizrenit, shkollat që gjenden në Prizren do t’i shohim bazuar në limitet buxhetore që ne i kemi. Por, bashkëpunimi i afërt do të zgjidhë shumë probleme, veçanti konsideroj përveç infrastrukturës nëpër shkolla, do të bëjmë një punë të madhe në mënyrën e qasjes së ngritjes së cilësisë në shkolla”, ka thënë ministri Bytyqi.

Ndërsa, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukaj, ka folur rreth gjendjes në sektorin e arsimit në këtë komunë, duke thënë se ka disa shkolla për të cilat ka nevojë të ketë intervenime për të sanuar gjendjen jo të mirë në infrastrukturë.

Haskukaj: Të kemi ambiente më të mira në shkollat në Prizren

“Së bashku me drejtorin e Arsimit kërkuam pak intervenime në disa shkolla të Prizrenit, të cilat kanë nevojë për renovim si për shembull gjimnazi “Gjon Buzuku”. Momentalisht është në gjendje shumë të keqe në aspektin e infrastrukturës dhe besoj që në të ardhmen do të shikojmë bashkërisht që të kemi ambiente më të mira në shkollat në Prizren”, tha ai.

Për më tepër kreu i komunës së Prizrenit shprehu besimin se Drejtoria e Arsimit të kësaj komune do të punojë në realizimin e objektivave për ngritjen e cilësisë në arsim, ku parashihen edhe trajnime për mësimdhënës, në mënyrë që në fund të mandatit kjo drejtori të jetë një nga drejtoritë më të suksesshme.

Më Shumë

Aliu dhe Nikoloski inspektojnë punimet në rrugën Prizren – Tetovë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, kanë inspektuar punimet në rrugën...

Hidhet shorti për 5 Përfaqësueset e Kosovës

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për garat ndërkombëtare që do të organizohen gjatë verës së këtij viti. Kosova do të paraqitet me pesë...

Lajmet e Fundit