Burdushi: Grave u shkon për dore magjia

Rasti kur dy femra kanë bërë magji para derës së një shtëpia ka zgjuar interesim të madh në mesin e banorëve të Prizrenit, por edhe te interpretuesit e kësaj dukurie dhe besimtarët.

Kështu, mjeku popullor Hysri Peçani- Burdushi, duke folur për këtë temë për “Kosova Sot” është shprehur se kjo mund të jetë edhe hakmarrje, gjë që me këtë merren më së shumti gratë.

“Sepse, grave u shkon për dore magjia, por edhe ndikimi e lutja “, thotë Burdushi dhe shton se magjitë ekzistojnë me mijëra vjet dhe se kjo është trashëguar si çdo zanat apo punë nga gjysh e stërgjysh.

“E, për Prizrenit dihet shumë mirë mbas video incizimit, ku shihet një grua edhe një vajzë duke hedhur sigurisht dhe të varrezave dhe me gjak. Shumica njerëzve nuk e dinë që varrezat janë një botë e tyre, pra bota e vdekjes. Dhe aty brenda varrezave është një energji shumë e fortë dhe ka ndikim të madh, sidomos si një fushë e magnetit dhe është aura, pra ajo nuk shihet me sy, është si një lloj tymi në ajër. Dhe, disa femra apo shtriga e shfrytëzojnë hënën e plotë, edhe hënën e përgjakur. Pra, e përgjaktë është kur bie para terri edhe gjatë mesit të natës, pra në ora 24,00. Dhe, ato shtriga apo magjistare e shfrytëzojnë ritualin, shkojnë në varreza. Sipas legjendave, ka disa femra që zhvishen të tëra dhe bëjnë magji, mallkime. E, këto dukuri negative gjithmonë i kemi luftuar, që ta largojmë të keqen dhe t’i mbrojmë njerëzit nga gjërat e liga”, tregon për “Kosova Sot” Hysri Peçani Burdush.

Më Shumë

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit