Bledi Shkëmbi, nuk shkarkohet

Bledi Shkëmbi nuk do të shkarkohet.

Ai, ka marrë mbështetje nga Kryesia e Lirisë në Prizren

“Nuk është e vërtetë që Kryesia po mendon shkarkimin e Bledi Shkëmbit, siç thuhet në këto mjete, që prodhojnë dezinformata dhe që janë të dëmshme për opinionin publik dhe as që i bëjnë nder vetë sajuesve të këtyre lajmeve”, thuhet në reagimin e Lirisë së Prizrenit

“Ne, jemi të kënaqur me punën profesionale të Shkëmbit”.

Kryesia e Lirisë ka analizuar edhe ndeshjen e 1/8 së DigitAlb Kupës së Kosovës.

“Konstatimi unik ishte se djelmoshat e drejtuar nga Bledi Shkëmbi dhanë gjithçka nga vetja, duke rrezikuar edhe shëndetin në ato kushte mizore”.

“Tereni i pa përshtatshëm, i mbuluar me baltë e ujë, që më shumë ngjasonte në një kënetë, pamundësoi që në shprehje të vinte kualiteti”.
“Kryesia e KF Liria, reagon fuqishëm edhe ndaj disa portaleve sikur edhe disa TV lokale, që në mungesë të temave, po mundohen të ‘shpikin’ tema me gënjeshtra”, shkruan PrizrenPress.

Kryesia e Lirisë, vlerëson se bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit është i mirë.

“Marrëdhëniet me Komunën janë në nivelin e duhur, ku kryetari Mytaher Haksuka, ka pritur drejtues të KF Liria, sikurse edhe zyrtarë të DKRS-së në Prizren, që kanë premtuar vazhdimin e përkrahjes sikurse edhe në të kaluarën, që Komuna ka dhënë për Lirinë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Lajmet e Fundit