Kosova e Shqipëria fitojnë nga një pozicion në FIFA

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të fitojë një vend më lart në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, për muajin janar.

Një muaj më parë “dardanët” klasifikoheshin të 178-ët, por rrëshqitja me 7 vende e Belizes i ka dhënë mundësinë Kosovës të përmirësojë minimalisht renditjen e saj, me shpresë se kjo gjë do të përmirësohet dukshëm gjatë muajve të ardhshëm, kur edhe pritet të ketë ndeshje miqësore.

Në anën tjetër edhe Kombëtarja Shqiptare ka fituar një pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, edhe pse as kuqezinjtë nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje gjatë muajit të fundit sikurse të gjitha përfaqë- sueset evropiane.

Kuqezinjtë ka përfituar nga rënia e Algjerisë në vendin e 60-të, duke u ngjitur në të 59-in.

Në renditjen e 10 vendeve të para nuk ka asnjë ndryshim. Vazhdon të mbajë kryesimin Gjermania, e ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit