5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Jasharaj paralajmëron përshkallëzim të grevës nëse nuk reflekton Qeveria

Në të gjitha shkollat e Kosovës ka nisur greva dy orëshe e paralajmëruar nga SBASHK-u.

Mësimdhënësit e Kosovës po kërkojnë që të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në mes të SBASHK-ut dhe koalicionit qeverisës me 5 qershor 2017, veçanërisht po kërkojnë që në Kuvend të procedohet projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit për vitet 1990-1999.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka vizituar Shkollën e Mesme Bujqësore “Avdyl Frashëri” në Prishtinë ku tha se kanë ndërmarr vendimin e dytë sindikal derisa ka përgëzuar grevistët për unitet duke thënë se ky unitet ka dhënë frytet e para të saj ngase kryeministri ka reflektuar dhe sot do të ketë takim mes tyre, raporton Kosovapress.

Jasharaj tha se do të insistojnë edhe për ligjin e pagave sepse “ligji i propozuar nga Qeveria kishte synim të nënçmonte duke i vendosur në fund të tabelës së koeficientit”.

Sipas kreut të SBASHK-ut, nëse Qeveria nuk reflekton ka mundësi që kongresi i kësaj sindikate të marrë vendim për grevë të pacaktuar dhe protesta në rrugë.

Një takim mes Jasharajt dhe kryeministrit Ramush Haradinaj është paralajmëruar për në orën 15:00.

Më Shumë

Publikohet orari i Play-Off-it në Superligë

Vetëm në minutat e fundit është përcaktuar renditja përfundimtare e sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, duke sjellë një fazë “Play-off” që premton spektakël...

Fillon hartimi i strategjisë ekonomike lokale të Rahovecit për periudhën 2026–2030

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030. Sipas njoftimit të komunës,...

Lajmet e Fundit