13.8 C
Prizren
E diel, 12 Maj, 2024

Nga dosja e të rebeluarit Maks Velo

Po sjellim këtu pjesë nga dosja e arkitektit dhe piktorit Maks Velo, të persekutuarit nga regjimi komunist, të cilën e botoi “Lapsi.al”, me shenjën: Sekret Ekzemplar i vetëm, Tiranë 21/3/1975. Shënim operativ.

Në bisedën e zhvilluar në datën 20/III/1975 me sh. Kujtim Buzo, në lidhje me Maksim Velon, më tha: Maksim Velo ka qenë me punë në Komitetin Ekzekutiv dhe për krijimtari të gabuar është çuar në fshat. Vazhdimisht krijimtaria e tij është kritikuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Kohë më parë, ka dashur të bëjë një ekspozitë personale, në të cilën kishte edhe vepra të gabuara, njëra nga të cilat sa më kujtohet mua, ka qenë ajo ku… ishte duke pirë me një kafkë njeriu, publikon dosjen e bërë nga sigurimi i shtetit “Lapsi.al”

Kjo ishte shtrembërim i realitetit njerëzor. Tendencat e tij kanë qenë për të futur në artin tonë, ekspresionizmin. Ky edhe si njeri është arrogant dhe element shumë negativ. Në mendjen e tij ka shumë teorizime, të cilat i ka shprehur edhe në mbledhje të hapura të Lidhjes, ka arritur deri atje sa piktorët tanë realistë më të mirë si Foto Stamo, Fatmir Haxhiu, etj., t’i mohojë dhe të thotë që këta duhet të lënë artin e tyre se janë vjetruar dhe janë arkaikë. Këta janë njerëz të pazotë, etj., pikëpamjet e tij janë shprehur edhe me shkrim. Ka paraqitur në Lidhjen e Shkrimtarëve mbi “Gdhendësit” popullorë ku ka mjaft gabime ideologjike.

Në një rast më ka ardhur mua në Lidhje dhe së bashku me Petraq Kolevizën, më kërkoi që unë të asistoja në një mbledhje që do të bënte organizata e Partisë dhe kolektivi ku punonte Maksi, rreth krijimtarisë së gabuar të tij se krijimtaria e tij nuk është ashtu si thonë ata dhe, sepse këta nuk marrin vesh nga arti dhe nuk kuptojnë disa gjëra. Unë, thotë Kujtimi, i fola për këtë dhe i thashë që të shpjerë krijimtarinë e tij dhe ta shikojë kolektivi, por nuk e bëri këtë gjë.

Dhe në veshje ky paraqitet shpesh shumë ekstravagant. Është shumë individualist dhe nuk shoqërohet shumë. Për këtë di se para vitit 1960 ky i ka shitur të huajve ikona të mbledhura në kishat, sepse ky është mbledhës i këtyre. Ka pas një farë shoqërie edhe me Ksenofon Dilon, i cili kur ka qenë sekretar për pikturën i ka dhënë edhe televizor. Për këtë them se është një element që në gjithë punën që është bërë, është i pamoralshëm dhe ka koncepte të rrezikshme për artin.

Më Shumë

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli festojnë përvjetorin e parë të martesës si prindër

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli festojnë sot përvjetorin e tyre të parë të martesës, por edhe me një status të veçantë, pasi pak ditë...

Ylli sot pret Trepçën në ndeshjen e dytë finale

Sot zhvillohet përballja e dytë finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ylli synon titullin e kampionit, që do...

Lajmet e Fundit