30.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Rahoveci vazhdon pastrimin e rrugëve nga bora

Bora e cila ka rënë gjatë kësaj javë në Komunën e Rahovecit, ka paraqitur probleme të theksuara në lëvizjen e banorëve veçanërisht banorëve të fshatrave të cilat janë zona të thella malore, por që në vazhdimësi operatori i kontraktuar nga Komuna, ka bërë dhe po bënë përpjekje për të larguar borën nga rrugët.

Për të parë situatën nga afër në teren, në vazhdimësi është duke qëndruar Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe sipas tij këto rrugë janë të kalueshme: rrugët në qytetin e Rahovecit, rruga Drenoc-Sarosh, rruga në fshatin Mrasor, rruga për Opterushë, Reti, Reti e Ulët, dhe Hoqë e Madhe. Ndërsa momentalisht ai shprehet se është duke u punuar në pastrimin e borës në rrugën e fshatit Zatriq, rrugën Drenoc-Bërtatin dhe rrugën e fshatit Kaznik.

Drejtori Krasniqi thotë se do të intervenohet në vazhdimësi, në vendet ku kërkohet që të intervenohet për largimin e borës nga rrugët, me qellim që tu lehtësojmë lëvizjen të gjithë banorëve të Komunës së Rahovecit.

Më Shumë

Historia e këngës së famshme “Light my fire” të The Doors, pse Jim Morrison e urrente Robby Kriegerin

Historia e këngës “Light my fire” E shtunë, 5 gusht 1967. Kënga më e bukur e verës “Light my fire”, nis javën e dytë si...

Murinjo dëshiron Vedat Muriqin, por Beshiktash nxjerr 5 milionë euro për të

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë këtë sezon, por nuk do të jetë te Fenerbahçe i Murinjos. Beshiktashi e ka në...

Lajmet e Fundit