10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Ish-polici rus dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 19 grave

Një ish-polic rus është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 19 grave në Siberi.

Një gjykatë rajonale në Novosibirsk ka shpallur sot vendimin për Yevgeny Chuplinsky, gjashtë ditë pasi një juri e kishte gjetur atë fajtor për vrasjen e 19 grave. Vrasjet kishin ndodhur në mes të viteve 1998-2005, raporton REL.

Shumica e viktimave të Chuplinskyt ishin prostituta. Ai fillimisht ishte arrestuar më 2004, por kishte arritur të ikte nga stacioni policor. Më pas, ai sërish u arrestua më 2006 dhe u lirua për shkak të mungesës së provave.

Chuplinsky, 52-vjeç, u arrestua sërish më 2016, pasi testet e ADN-së kishin vërtetuar përfshirjen e tij në vrasje.

Më Shumë

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Liria mposht Besën e Pejës, tri pikë jetike në shtëpi

Liria ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Besën e Pejës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme para...

Lajmet e Fundit