6.3 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Arratiset nga burgu bosi shqiptar i drogës

Një shqiptar i dënuar me 22 vite burg, i konsideruar si bos i trafikut të drogës është arratisur nga burgu. Nimon Zogaj, sipas mediave italiane u arratis nga reparti i spitalit Maggiore ku ishte shtruar. Ai i ka shpëtuar vëmendjes së policisë duke u larguar nga spitali ku po mjekohej.

Pas konstatimit, policia është vendosur në ndjekje të 50-vjeçarit, i cili është i njohur jo vetëm për vendin fqinj, por edhe në disa vende në Ballkan.

Kjo është hera e dytë që arratiset nga burgu, ndërsa pas arrestimit u transferua në Parma, ndërsa ditët e fundit ishte transportuar në spital për shkak të problemeve me shëndetin, por u arratis. Ai njihet si bos i trafikut të kokainës, por edhe drogërave të tjera në disa qytete në Itali, shkruan lapsi.al.

Më Shumë

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në...

Lajmet e Fundit