Allegri pranon të kalojë tek Arsenali

Arsenali raportohet se ka marrë një lajm i mirë në përpjekjet për të siguruar shërbimet e Massimiliano Allegri, pasi trajneri i Juventusit është shprehur i gatshëm për ta zëvendësuar Arsene Wengerin gjatë verës.

50-vjeçari vitin e shkuar u përfol si kandidati më i pëlqyer i Arsenalit pas largimit të Wengerit, por francezi kishte nënshkruar kontratë të re me londinezët.

“The Sun” shkruan se italiani ka pranuar të kalojë në Premier Ligë dhe po mëson anglishten.

Wenger aktualisht është drejt mbylljes më të dobët të një sezoni në udhëheqjen 22-vjeçare të Arsenalit dhe po mbështetet në Ligën e Evropës për ta shpëtuar vendin e fundit.

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit