Në Suharekë, aparat elektronik hyrje- daljet punëtorëve shëndetësorë

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë është vendosur aparati për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të punëtorëve.Sipas njoftimit të komunës, tani e tutje punëtorët sa herë vijnë dhe dalin nga puna do të regjistrohen përmes aparatit elektronik të kartelave personale.

Me rastin e fillimit të kësaj metode në QKMF ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Bali Muharremaj, i cili u zotua se për katër vite do të ndryshohet shëndetësia në komunën e Suharekës.

“Rezultatet e para veç po i vëreni me funksionalizimin e ambulantave në Reçan dhe në Bllacë, së shpejti edhe në Sallagrazhdë, pastaj funksionalizimin e laboratorëve si dhe vitin tjetër do te fillojmë me funksionalizu edhe repartin për hemodializë” u shpreh Muharremaj.

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Lajmet e Fundit