Mik, ullishtave rrugëtojmë

Shkruan: Qazim THAÇI

/Basri Çapriçit/

Atë natë kur kuptova se ike nga kjo botë,
Tërë natën kam shëtitur ullishtave të Shtojit,
Rrjetën e peshkimit e kam harruar në Bunë,

Kam shkuar te varri i Ymer Prizrenit,
Jam rrëfyer për vitin 1981,
Prapë shëtita Ulpianën, me Doruntinën kam biseduar,
Se legjendat e Arbërisë në gjysmë na mbetën,
Madhështia është letërnjoftim për At-dhe.

Atë natë kam pa yjet si kacavirreshin në kujtime
Për ti tharë lotët e Milazimit,Salihut dhe Naimes,
Dhe prap them madhështia është në zemrën tënde
Që kujtim ma e le në këtë botë.

Atë natë shëtita ullishtave me zemër të thyer.
Arbërisë do të i mungon pena, do i mungon
Zëri i ligjërimit profesor….

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit