Mbi 50 persona të vdekur nga zjarri në Siberi

Shërbimet e emergjencave në Rusi njoftojnë se të paktën 53 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar në zjarrin masiv që ka shpërthyer në një qendër tregtare në Siberi.

Numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu më 25 mars mund të rritet, përderisa ekipet e shpërthimit janë duke vazhduar kërkimet në qendrën tregtare në qytetin Kemerovo, që gjendet rreth 3 mijë kilometra në lindje të Moskës.

Shërbimet e emergjencave kanë thënë se tashmë zjarri është shuar, por ekipet e shpëtimit kanë vështirësi që të arrijnë në katet e sipërme, për shkak se tavani i ndërtesës është rrëzuar.

Dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Guvernatori i rajonit Kemerovo, Aman Tuleyev ka deklaruar se familjarët e çdo viktime do të pranojnë një shumë prej 1 milionë rubla (17,500$).

Shkaku i zjarrit nuk është bërë i

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit