Haradinaj nga Krusha i dërgon mesazh Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova vërtet është e interesuar për paqe, por njohja reciproke me Serbinë nuk mund të bëhet mbi ndonjë pazari të ri.

Ai në tubimin përkujtimor me rastin e 19 vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe, tha se drejta jonë për liri u arrit edhe me ndihmën e NATO-s, por deri në atë ditë shumë prej nesh u flijuan.

Ai tha se presidentit Vuçiq i kanë thënë ta çlirojë popullin e vet dhe ta njeh këtë dhimbje se i bënë mirë popullit të tij.

“Paqja mbërrihet duke njohur dhimbjen e tjetrit. Jemi të interesuar për paqe por nuk dimë çka të japim më për liri se ata që i kemi dhënë e që janë në tokë dhe ata që i kemi të zhdukur. Kosova vërtet është e interesuar për paqe, por njohja reciproke nuk mund të bëhet mbi ndonjë pazari të ri se nuk ka mbetur çka. Ka ardhur koha me ecë përpara, por jo duke harruar, harresa na bënë dëm”, tha ai.

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit