Meçi Joshua – Wilder? Mësohet kur do të fillojnë bisedimet

Promotori Barry Hearn, ka treguar se kur mund të fillojnë bisedimet rreth një meçi në mes të Anthony Joshua e Deontay Wilder.

Joshua i shtoi rripin e WBO titujve të tij të IBF dhe WBA, duke e mposhtur Joseph Parkerin mbrëmë në Cardiff.

Britaniku 28-vjeçar, tani mban tre nga katërt titujt e botës, derisa pritet që këtë vit të zhvillojë luftën me Wilderin për titullin e katërt.

Sipas Hearn, bisedimet rreth një meçi për titullin e botës në peshat e rënda në mes të Joshuas e Wilder mund të fillojnë javën e ardhshme.

“Është një meç që Joshau e dëshiron me të vërtetë, dhe mendoj se ai e dëshiron atë këtë vit”, ka pohuar Hearn për BBC Radio 5 Live.

Joshua tani ka bilanc prej 21 fitoreve dhe asnjë humbje, pas fitores ndaj Parkerit. /Insporti.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit