14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Gjykata Supreme urdhëron burgosjen e ish-presidentit brazilian

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva do të burgoset, ndërkohë që do të apelojë dënimin e tij për korrupsion, është njoftuar përmes një urdhri të Gjykatës Supreme.

Ai përballet me 12 vjet burgim për akuzat e pranimit të ryshfetit, mirëpo ai ka kërkuar që të jetë i lirë deri në gjykimin e radhës.

Lula pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht dhe janë dizajnuar për t’ia mohuar atij të drejtën e garës në zgjedhjet presidenciale të muajit tetor.

Sondazhet tregojnë se ai është kandidati kryesor në garë.

Gjykatësit kanë marrë vendim kundër tij, pas shumë orësh të mbajtjes së seancës, e cila ka përfunduar në orët e hershme të mengjesit të së enjtes.

Ish-presidenti 72 vjeçar, pritet të lirohet për periudhë të shkurtër kohore, derisa të kompletohet dokumentacioni për arrestimin e tij.

Anëtarët e partisë së tij kanë thënë se vendimi përbën “ditë tragjike për demokracinë dhe Brazilin”.

Lula ka shërbyer si president në periudhën 2003-2011.

Pavarësisht kryesimit në sondazhet aktuale, ai cilësohet si figurë kontraverse në Brazil.

Më shumë se 20,000 persona kanë protestuar në Sao Paulo, duke bërë thirrje për burgimin e tij të menjëhershëm, derisa mbështetësit e tij kanë protestuar duke kërkuar të kundërtën.

Më Shumë

Fury rikthehet në ring me fitore, rrah Makhmudovin

Tyson Fury është rikthyer me stil në ring, duke mposhtur bindshëm Arslanbek Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel ku britaniku kontrolloi...

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Lajmet e Fundit