Detaje të ngjarjes tragjike në Suharekë, 17 vjeçari që u ther me thikë i afërm i Kryetarit të Komunës

B.Muharremaj 17 vjeç nga fshati Gjinovc i Suharekës ka humbur jetën pas plagëve të marra me mjet të mprehtë-thikë. Ai nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve që i mori pas një rrahje ndërmjet disa të rinjve. Zënka ndodhi gjatë mesditës në Stacionin e Autobusëve në Suharekë.

Gazeta Express mëson se B.Muharremaj është i afërm me kryatarin e Suharekës, Bali Muharremin. Po ashtu viktima ishte djali i vetëm në familje.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, pas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes është bërë e ditur se tre të dyshuar të mitur: 15; 16 dhe 17 vjeç nga Duhla i kishin sulmuar dy të miturit nga fshati Gjinoc, njëri nga ta ndërroi jetë – B. Muharremaj.

Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e Muharremit në spitalin Rajonal të Prizrenit. I plagosuri tjetër është duke u trajtuar në Emergjencën e QKUK-së, raporton Gazeta Express.

Edhe sulmuesit ishin të mitur dhe të tre janë arrestuar nga Policia.

Mësohet se kjo ngjarje tragjike ka ardhur për shkak të mosmarrveshjeve të mëhershme që kanë pasur viktimat me të dyshuarit.

“Mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale”, ka njoftuar policia, transmeton Gazeta Express.

 

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit