15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Avdyli: Kryeministrit i ka humbur rruga në oborr

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka vazhduar të kritikojë krerët e institucioneve të vendit për darkën luksoze pas përkujtimit të Betejës së Koshares.

“Ta gjejnë momentin pas një përkujtimi të betejës së Koshares” të hanë darkë luksoze, kjo është “anakronizëm”, tha Avdyli në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Thotë se presidenti Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë humb rrugën në oborr.

‘Po të shohësh veprimet e Haradinajt e sheh se nuk është i orientuar”, tha Avdyli.

“U ka humb rruga në oborr”, theksoi ai, duke thënë se ‘Kosova po shkon prapa”, nga një qeverisje e tillë.

Thotë se Thaçi po sillet si njeri i dehur.

“Pa qenë i dehur po flet si i dehur”, tha Avdyli.

Deputeti i LDK’së vazhdon të qëndroj pas pyetjes që i bëri dje kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Avdyli kishte thënë se Haradinaj e Thaçi duhet të tregojnë se kush i vrau ish-ministrin në ekzil të Kosovës, Ahmet Krasniqin, dhe dy aktivistët e LDK’së, Tahir Zemajn e Smajl Hajdajrajn.

‘Nëse kërkojnë organet e rendit mund të dëshmoj”, theksoi ai.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/avdyli-kryeministrit-i-ka-humb-rruga-ne-oborr-522660/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Rahoveci hap konsultimet publike për ndryshimin e rregullores së taksave komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për taksa komunale në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit janë diskutuar...

Lajmet e Fundit