Gazetari Enis Veliu, lavdëron kryetarin e Prizrenit

Gazetari Enis Veliu, ka lavdëruar veprimet e fundit të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskukës.
Sipas tij, Haskuka është kryetari i vetëm që po merret me problemet e qytetarëve.

Postimi në Facebook

Qytetarët po vidhen dhe plaçkiten çdo ditë e më më shumë nga tregtarë të papërgjegjshëm, të lidhur direkt dhe indirekt me politikën. Këta po vjedhin shtetin me taksa e qytetarët me çmime.

Pas denoncimit për mashtrimit të një konsumatori nëpërmes “Qendrës së Thirrjeve”, Inspektoriati i Tregut në komunën e Prizrenit paska dal në vendin e ngjarjes dhe ka vërtetuar këtë veprim mashtrues nga Supermarketin “Super Viva” në Prizren. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook kryetari komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka paska njoftuar se ndaj palës menjëherë është bërë kërkesë për fillimin e procedurës së kundërvajtjes në Gjykatën Themelore.

Po ashtu, është pikërisht ky kryetar i cili para pakë ditësh zbuloi se në supermarketin ETC pronë e deputetit të LDK në Kuvendin e Kosovës Ramiz Kelmendi, mishi nga Holanda iu shit qytetareve si mish i freskët vendor me çmim prej më shumë se 6 euro. Së paku deri më tash z.Haskuka është kryetari i vetëm në Kosovë që po merret me probleme reale të qytetarëve, po jeton së bashku me ata që e kanë votuar, e jo si shumica e kryetarëve tjerë që marrin vota në komuna e jetojnë në Prishtinë

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit