UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me AKP-në për punën praktike të studentëve

 

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim me Agjencinë e Privatizimit të Kosovës për angazhimin e studentëve të këtij universiteti për punë praktike në AKP. Marrëveshja përkatëse është nënshkruar sot gjatë takimit që rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka realizuar me Drejtorin Menaxhues të AKP z. Ekrem Hajdari, së bashku me zv. Drejtoreshën Menaxhuese-shitje znj. Valbona Dibra dhe zv. Drejtorin Menaxhues-likuidim z. Avni Jashari.

Rektori Vataj e vlerësoi shumë të rëndësishëm për studentët e UPZ-së, arritjen e kësaj marrëveshje.

Me këtë rast AKP ka shfaqur përkushtimin e saj të vazhdueshëm në ngritjen e nivelit të përgjegjësisë sociale duke përkrahur avancimin e dijës praktike të komunitetit studentor. Veç kësaj, AKP vazhdon të kontribuoj në zhvillim të mëtutjeshëm të shoqërisë Kosovare dhe dëshmon rolin e saj pozitiv dhe të hapur ndaj iniciativave të reja dobiprurëse.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit