2.3 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Bastisen dhjetë lokacione në Prizren

Dhjetë lokacione janë bastisur sot në Prizren.

Tre persona janë arrestuar, pasi që dyshohen për vjedhje.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor i udhëhequr nga hetues policorë të Stacionit Policor “Veriu” në Prizren i cili kishte për synim arrestimin e personave që vepronin në kundërshtim me ligjin, të cilët, që nga viti 2010 e këndej, dyshohet se merren me vjedhje, kryesisht thyerje të automjeteve, veçanërisht në parkingjet e objekteve tregtare dhe nga automjetet të cilave u thyhej ndonjë xham merreshin çanta e gjësende të ndryshme me vlerë”, thuhet në njoftimin e Policisë në Prizren.

“Më pas largoheshin me automjete në të cilat i kishin të vendosura targat po ashtu të vjedhura. Në kërkim të provave materiale, janë bastisur dhjetë lokacione: Vushtrri, Podujevë, Prishtinë Drenas dhe Lipjan. Në Shalë të Lipjanit janë gjetur dhe sekuestruar një Lap-Top i cili besohet t’i jetë vjedhur një shtetasi gjerman në Prizren”.

“ Një pushkë gjahu me 31 fishekë; një veturë “Audi” e zezë me targa KS e cila dyshohet se është përdor në një vjedhje në Prizren. Po ashtu në një vend tjetër, në interes të hetimeve është sekuetruar një veturë “Opel Astra” me targa 01 dhe pikërisht këto targa janë të raportuara si të vjedhura ditë më parë në polici. Janë sekuestruar 25 çanta dore të cilat dyshohet se janë të vjedhura”.

“ Disa pajisje e ndër to edhe një çekan special për thyerje të xhamave të automjeteve. Operacioni ka qenë i sinkronizuar mirë dhe ndihmesë kanë dhënë edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë; Stacioni Policor i Prizrenit; hetues rajonal. Policët e Stacioneve Policore të Suharekës; Klinës dhe Ferizajt. Është arritur të kapen tre të dyshuar: E. K ; A. E dhe A. K. Të cilët po mbahen në masën e arrestit policor”.

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Dubravë të Suharekës, vjedhin para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës. Siç edhe bëhet e ditur në raportin e Policisë, ankuesi ka...

Rezultatet preliminare – a bëhet Duda Balje deputete?

Duda Balje ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës. E pyetur nga Insajderi lidhur me situatën e rezultateve dhe mundësinë për t’u bërë deputete,...

Lajmet e Fundit