6.5 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

Di Francesco: Nëse nuk besoni në rikthim, rrini në shtëpi

Trajneri i Romës, Eusebio Di Franceso, insiston që gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Romës është larg fundit, dhe se kushdo që nuk beson në rikthim “duhet të qëndrojë në shtëpi”.

“Filluam të humbim shumë duele dhe humbën formën pas golit të parë”, tha Di Francesco në një konferencë për shtyp.

“Nuk e lexuam lojën si është dashur dhe na mungoi cilësia”.

“Futbolli nuk është një lojë për sistemet, është për t’i fituar duelet individuale. Mund të kenë qenë më shumë se pesë në një moment”.

“Nuk kemi nevojë për mrekulli, vetëm kemi nevojë që të besojmë sikur Barcelonës, dhe fansat tonë do të na përkrahin”, vijoi mes tjerash ai.

“Kjo është gjysmëfinalja e parë për Romën në tri dekada, por nuk jemi mësuar me këtë. Por lërmëni t’jua kujtoj: përballja nuk ka marrë fund. Kushdo që nuk beson në rikthim mund të qëndrojë në shtëpi. Ndjehem përgjegjës, dhe jam më përgjegjësi këtu, por ende jemi duke luajtur në gjysmëfinale”.

Më Shumë

Vetura përfshihet nga flakët në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një veturë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes në autostradën “Ibrahim Rugova”. Një lexues ka dërguar pamje, ku shihet duke dalë një sasi...

Vetëvendosja mbyll fushatën: Votoni Artan Abrashin për kryetar të Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur fushatën për balotazhin e 9 nëntorit në Prizren me një tubim përmbyllës ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë i...

Lajmet e Fundit