-4.4 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Dëshpëron Liridon Latifi në futbollin hungarez

Liridon Latifi ishte transferuar tek skuadra hungareze Puskas Akademia në verën e kaluar, si një përforcim i shumëpritur, mirëpo ai shumë shpejt pritet të largohet nga Hungaria.

Mediumet hungareze kanë raportuar të martën se trajneri Attila Pinter ka kushtëzuar qëndrimin e tij në klub me largimin e Latifit. Pinter nuk është i kënaqur me atë çfarë ka treguar futbollisti 24 vjeçar nga Prishtina, shkruan Koha Ditore.

“Është e pashpjegueshme se si ai bën shumë gabime, aq shumë që nuk mund të bëhen në një ndeshje. Ne kemi probleme me të dhe unë nuk do ta ndryshoj qëndrimin tim: ose ai, ose unë do të largohem nga ekipi në fund të edicionit”, është shprehur trajneri Attila Pinter.

Liridon Latifi në Kosovë kishte luajtur për Flamurtarin e Prishtinën, kurse në Shqipëri ishte shpallur dy herë kampion me Skënderbeun. Te skuadra hungareze u transferua me bujë të madhe dhe për një milion euro dëmshpërblim, ku kishte firmosur kontratë deri në verën e vitit 2021.

Latifi për skuadrën Puskas në SB I, që është elita e futbollit hungarez, është paraqitur në 11 ndeshje, por vetëm 3 herë në formacionin bazë. Kurse në kupën e Hungarisë me Puskas ka vetëm 35 minuta, në një ndeshje si zëvendësues

Më Shumë

44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Sot shënohet 44 vjetori i vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. 17 janari i vitit 1982,...

Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Rogovë të Hasit, një nga monumentet më të vjetra në Kosovë

Kanë përfunduar ndërhyrjet e fazës së parë në kullën e Ymer Pogës në Rogovë të Gjakovës, një aset i trashëgimisë kulturore që i përket...

Lajmet e Fundit