20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Rusia shkurton shpenzimet ushtarake

Sanksionet perëndimore dhe recesioni i gjatë detyruan ushtrinë ruse të zvogëlojë shpenzimet ushtarake me 20 për qind vitin e kaluar.

Kjo është tkurrja e parë e saj në pothuajse dy dekada, tha në një raport Instituti Ndërkombëtar për Paqe.

“Pavarësisht se Rusia tregoi ‘muskujt’ ushtarakë në gjithë botën, me aneksimin e Krimesë në vitin 2014, me mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës dhe me përfshirjen e saj në luftën në Siri qysh në vitin 2015, Moska është detyruar të shkurtojë shpenzimet ushtarake në një mënyrë që i vë në dyshim operacionet e ardhshme”, thuhet në raport.

Sipas tij, Rusia tani është e katërta sa u përket shpenzimeve ushtarake, ndërsa në tre vendet e para janë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Arabia Saudite.

Raporti po ashtu thekson se kjo është tkurrja e parë e shpenzimeve ushtarake të Rusisë qysh në vitin 1998.

Më Shumë

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Lajmet e Fundit