3.9 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Haye tregon a do të tërhiqet nga boksi pas humbjes së pësuar nga Bellew

David Haye ende nuk ka marrë një vendim se çfarë do të bëjë në të ardhmen, pas dy humbjeve që ka pësuar brenda një viti ndaj Tony Bellew, e fundit dy ditë më parë.

Boksieri 37-vjeçar pat thënë kohë më parë se mund të largohet nga sporti në rast se humbet edhe sfidën e dytë ndaj Bellew, por ende nuk ka deklaruar se cila do të jetë e ardhmja e tij. I pyetur sot nga “Sky Sport” se çfarë do të bëjë nga dita e sotme.

“Nuk e di. Nuk ndihem mirë pas kësaj humbje të dytë”, u shpreh boksieri britanik David Haye, i zhgënjyer pas humbjes me “KO teknik” në raundin e pestë ndaj Bellew.

“Do të shoh edhe një herë duelin e fundit dhe të kuptoj saktësisht se çfarë nuk funksionoi, por më duhet të pranoj që Tony Bellew bëri një duel fantastik, heq kapelen para tij. Ndërsa unë nuk dhashë atë që shpresoja. Kjo është e gjitha”, u shpreh Haye, që duket se ka dëmtuar sërish këmbën edhe pas kësaj sfide.

“Jo, nuk ndjej dhimbje. Thjesht Tony ishte më në formë se unë. Ai bëri atë që ishte e nevojshme për ta fituar duelin. Tani do të bisedoj me stafin tim për të ardhmen, pasi ende nuk kemi vendosur për asgjë”, deklaroi më tej David Haye, tashmë 37 vjeç.

Previous article
Next article

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj KEK-ut

Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë dhe të merituar 5:1 ndaj KEK-u, në një ndeshje ku skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit