3.9 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Fatmir Limaj takon presidentin e klubit futbollistik Barcelona, Josep Maria Bartomeu

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj është takuar me presidentin e klubit të futbollit Barcelona, Josep Maria Bartomeu.

Sipas Limajt ky takim ka rezultuar pas një ftese që Josep Maria Bartomeu, ia bëri atij për ta përcjellur bashkë ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madrid, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast lideri i Nismas, ka thënë se e ka njoftuar Bartmeun se Kosova ka talent të rinj futbolli që kanë nevojë për përkrahje.

”Ishte kënaqësi që me ftesë të presidentit të klubit të futbollit Barcelona, Josep Maria Bartomeu, ta përcillnim bashkë ndeshjen në mes të gjigantëve të futbollit Barcelona dhe Real Madrid.

Bartomeu e njoftova se Kosova ka plot talentë të rinj të futbollit të cilët kanë nevojë për përkrahjen dhe përvojën e klubeve si Barcelona.

Me këtë rast e ftova presidentin z. Bartomeu që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Kosovën për t’i parë mundësitë e mbështetjes që klubi i Barcelonës mund t’ua ofrojë talentëve të futbollit të Kosovës.

Barcelona është një nga ekipet më me traditë në botë dhe asistenca profesionale që do të mund t’ua ofronte këtu talentëve, do të ishte jashtëzakonisht e madhe.

Kosova është e bekuar që ka miq gjithandej botës. FL”

 

Më Shumë

OVL e UÇK-së: Keqkuptimi në Has është tejkaluar, bashkëluftëtarët mbeten të bashkuar

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (OVL e UÇK-së) ka njoftuar se një keqkuptim i ndodhur disa ditë më parë në...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Lajmet e Fundit