Trump nuk përjashton mundësinë e shtyrjes së takimit me Kim Jong-unin

Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se ka gjasa të mëdha që të mos mbahet takimi i paraparë për muajin e ardhshëm me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.

Trump ka shtuar se gadishulli duhet t’i plotësojë kushtet për mbajtjen e samitit, kurse nëse nuk i përmbushë ato, atëherë takimi mund të ndodhë “më vonë”.

Autoritetet e Koresë Veriore kanë deklaruar se do ta anulojnë takimin, nëse SHBA vazhdon që në mënyrë të njëanshme të këmbëngul që Kim Jong-un ta zbrazë vendin nga arsenali bërthamor.

Trump nuk ka treguar se çfarë kushte ka Amerika për takimin, mirëpo ka përsëritur se denuklearizimi duhet të ndodhë, përcjell KosovaPress. Presidenti Trump këto deklarime i ka bërë në një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in .

Samiti i cili vjen pas takimit historik në mes të liderëve të dy Koreve, pritet të mbahet më 12 qershor në Singapor.

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Lajmet e Fundit