Neymar përjashton mundësinë të kalojë tek Real Madrid

Deklaratat e Cristiano Ronaldos pas finales së Champions League ndaj Liverpoolit se aventurës së tij në Madrid i ka ardhur fundi kanë shtuar zërat për një kalim të mundshëm te brazilianit Neymar Jr te Reali në verë për të zëvendësuar pikërisht yllin portugez.

Megjithatë vetë sulmuesi i kombëtares pesë herë kampione të Botës në një intervistë të dhënë sëfundmi e ka përjashtuar kategorikisht një mundësi të tillë.

“Unë te Reali i Madridit? Është diçka pa sens është e kotë ta flasësh. Për momentin jam i përqëndruar vetëm te Brazili”, deklaroi Neymar në momentin e daljes nga muzeu i Selecaos në Rio, duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje lidhur me të ardhmen e tij.

Më Shumë

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit