26.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Gusht, 2025

“Thirrjet e Nënave”: Stojanovici nuk ka vend në Gjakovë

Thirrja e nenave-te pagjeturitShoqata “Thirrjet e Nenave” në Gjakovë dhe Familjarët e të Vrarëve dhe të Zhdukurve, kundërshtojnë certifikimin e listës “Iniciativa qytetare serbe” ku Djokica Stanojevic dhe katër serbë të tjerë konkurrojnë për Asamblenë Komunale të Gjakovës, në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Stanojevic dhe vëllai i tij Milani, së bashku me ish kryetarin e Komunës së Gjakovës, Moma Stanojevic, dhe të gjithë shkijet e tjerë të Gjakovës, janë persona të padëshirueshëm në Komunën tone, sepse ata duhet te dënohen për krimet e bëra ndaj popullatës shqiptare”, thuhet në reagim, citon Telegrafi. “Njihen për vrasjen e 750 qytetarëve të pafajshëm dhe zhdukjen e 726 qytetarëve të Komunës së Gjakovës. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999, dogjën dhe bën shkrumb e hi mijëra shtëpi dhe çdo gjë që ishte shqiptare”.

Familjarët e personave të pagjetur dhe të vrarë thonë se vazhdimisht janë pre e provokimeve të vizitave të tyre në Gjakovë.

“E vetmja ulëse që i përket Djokica Stanojevic dhe te gjithë shkijeve që jetuan në Komunën tonë është në bankën e zezë të Gjykatës për Krime Luftë, që të marrin dënimin e merituar e kurrë të mos jenë pjesë përbërëse e Asamblesë së Komunës së Gjakovës”, vazhdon reagimi. “Ju paralajmërojnë se do të marrin çdo iniciativë për të kundërshtuar kandidimin e ‘Iniciativës Qytetare Serbe’ në Komunën tonë. Nuk do të kursejmë asgjë nga vetja dhe as nuk do të ndihemi përgjegjës për veprimet që do t’i marrim. Ne familjarët nuk do të lejojmë që të shkelet mbi gjakun e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”.

Më Shumë

Vendoset ndriçim i ri publik në “Shatërvan” të Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka filluar vendosjen e ndriçimit të ri publik në rrugët dhe rrugicat përreth sheshit "Shatërvan", pjesë e zemrës historike të qytetit. Sipas...

Një person qëllohet nga një plumb në kokë, rasti po hetohet në Rahovec

Një person është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e...

Lajmet e Fundit