5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Spitali i Prizrenit po ia bënte vendin, rezonanca magnetike e dedikuar për të përfundon në QKUK

Një ndër prioritetet kryesore të Spitalit të Prizrenit për këtë vit ishte pajisja me aparaturë të rezonancës magnetike.

Por aparatura e rezonancës, e cila ishte paraparë për këtë spital është vendosur t’i dërgohet QKUK-së, raporton KTV.

Mirëpo, për këtë vendim nuk është informuar fare Spitali i Prizrenit. Për më tepër, drejtuesit thonë se kanë nisur procedurat për adaptimin e hapësirës ku do të vendoset kjo aparaturë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se aparatura e rezonancës magnetike fillimisht ishte paraparë për Spitalin e Prizrenit, por me kërkesë të menaxhmetit të SHSKUK-së, për shkak të nevojave të mëdha, do të mbetet në QKUK, ndërsa CT-ja do të dërgohet në Prizren.

Zyrtarë të QKUK-së thonë se arsye tjetër pse kjo aparaturë duhet të vendoset në QKUK është shkaku i kapacitetit të stafit.

Mirëpo, edhe radiologët e spitalit të Prizrenit insistojnë se kanë mjaftueshëm staf dhe njohuri për të punuar me këtë aparaturë.

Ndryshe, Radiologjia në QKUK vazhdimisht ka pasur probleme me aparatin e stërvjetruar të rezonancës magnetike.

Ndërsa tek të enjten kjo aparaturë është funksionalizuar pas një jave që pati prishje, të cilat kësaj radhe u konsideruan si më serioze

 

Më Shumë

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Lajmet e Fundit