Vrasësi shqiptar arratiset nga burgu për herë të katërt, vritet nga policia

Një i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, në përpjekje për t’iu shmangur policisë, ka mbetur i vrarë në Tetovë.

Bëhet fjalë për 38 vjeçarin Jeton Rexhepi, i dënuar më parë për vrasje. I arratisur shumë vite më herët nga burgu, policia ka tentuar ta privoj nga liria, raporton ‘ina’.

Kjo ishte tentativa e katërt me radhë e policisë për ndalimin e tij, por Rexhepi është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Burimet e para nga terreni flasin se Rexhepi ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale, që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Policia kishte tentuar ta ndalonte edhe në vitin 2012, në 2014 si dhe në 2016, por i dënuari i arratisur nga burgu i Shtipit ia kishte dalë t’i ikte policisë. Të dhënat jo zyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë.

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit