4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Rektorët e e Kosovës e të Shqipërisë takohen në Prizren

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi , ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike ku paraqiti disa pika të rëndësishme bashkëpunimi në mes të universiteteve publike të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë me interes për të dyja vendet, të cilat kanë dal nga takimi me ministren e Arsimit të Shqipërisë që është mbajtur muajin e kaluar

Bytyqi foli për tryezën e përbashkët që planifikohet të organizohet më 10 Qershor në Prizren, në të cilën do të jenë prezent edhe rektorët e universiteteve publike, e që ndër temat kryesore të takimit do të jetë mobiliteti i profesorëve për programe të rëndësishme, por që janë në rrezik të mbyllen në mungesë kuadrosh, si dhe për mundësinë e rritjes së kuotave për studentët kosovarë dhe anasjelltas për pranim në programet e avancuara në vendet përkatëse.

Temë tjetër e rëndësishme e takimit të 10 Qershorit do të jetë bashkëpunimi më i ngushtë mes instituteve të historisë, me qëllim të harmonizimit dhe funksionalizimit të të dy instituteve dhe krijimi i një trupe të përbashkët për njohjen e profesioneve të rregulluara mes dy vendeve.

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Ofrohen për shitje banesa moderne në një zonë te re dhe shumë e përshtatshme për banim, me standard të lartë ndërtimi dhe kushte shumë...

Lajmet e Fundit