Kilaj vizitoi të liruarit nga Banja, në rastin “Kleçka”

kilaj ne banjKryetar i Malishevës, Isni Kilaj, ka vizituar të shtunën pjesëtarët e ish UÇK-së, të liruar nga akuzat lidhur me rastin “Kleçka”, përkatësisht Naser Krasniqin dhe Behlul Limajn, për ti uruar për triumfin e radhës dhe mbrojtjen e pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Na keni nderuar të gjithëve, duke nga vetja juaj, UÇK-në dhe gjithë popullin. Uroj që shumë shpejt drejtësia të fitoj edhe rastet tjera, që lidhen me luftën e UÇK-së. Kjo ishte jo thjesht një fitore, por një vërtetim i pastërtisë së luftës së drejtë të UÇK-së dhe popullit shqiptar”, tha Kilaj.

Bashkë me Kilajn të liruarit i ka vizituar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hasime Krasniqi. Ajo I uroi të ish-pjesëtar e UCK-së për lirimin nga tyre. “Si nënë, si motër, si bijë e kësaj ane dhe si bashkëluftëtare, ju uroj për fitoren tuaj dhe fitoren e drejtësisë. E uroj gjithë popullin për këtë triumf. Uroj që kurrë më, familjeve të juaja, të mos ju bien këso brenga dhe uroj që edhe në rastet tjera, të lirohen sa më shpejt”, tha ajo.

Në anën, tjetër, Naser Krasniqi, falënderoi të gjithë, për mbështetjen e vazhdueshme. “Uroj që të lirohen të gjithë të akuzuarit të tjerë, të cilët padrejtësisht po vazhdojnë të përballen me akuza të padrejta”, tha Krasniqi. Në Banjë, të liruarit nga akuzat në rastin “Kleçka”, gjatë gjithë ditës, vazhdojnë të vizitojnë mijëra qytetar, në grupe të organizuara dhe individualisht, pastaj deputet të Kuvendit të Kosovës, ministria në Qeverinë e Republikës së Kosovës, përfaqësues të partive të politike dhe të tjerë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit