Flamuri i Kosovës ngritet në Spanjë

Është mbajtur ceremonia e himnit dhe ngritjes së flamurit të Kosovës.

Kjo po bëhet në fshatin e Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Flamuri i Kosovës po valon për herë të parë në Lojërat Mesdhetare.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit ishte i pranishëm shefi i misionit, Jeton Rudari. 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë po përfaqësojnë vendin tonë në Kataluni të Spanjës. Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 hapen më 22 qershor dhe mbyllen më 1 korrik./KosovaPress

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit