PD-ja themelon një nëndegë në Bllacë të Suharekës

PD suharekPartia e Drejtësisë mbrëmë ka themeluar edhe një nëndegë në fshatin Bllacë, të Suharekës, ndërsa kryetar i saj është zgjedhur, Jeton Guraziu.

Ferid Agani, kryetar i PD-së ka thënë se Partia e Drejtësisë është një koncept politikë, demokratik, i cili promovon Drejtësi. “Rruga e saj ka shumë ngarkesa dhe vështirësi, por PD-ja ka vlera etike dhe morale të cilat mëshirohen dhe kultivohen suksesshëm në gjeneratat që janë dhe do të vijnë”, ka pohuar Agani.

Në anën tjetër, kandidati për kryetar të Suharekës, Bajram Tërshana, ka shprehur bindjen e tij, se në zgjedhjet e 3 nëntorit, PD-ja në këtë rajon do të shënojë ngritje dhe do të dëshmojë se është ndër partitë kryesore në Suharekë.

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Lajmet e Fundit