Njëra nga skuadrat më të mëdha në botë, e gatshme të paguaj klauzolën e Shaqirit

Xherdan Shaqiri mund të vihet nën urdhrat e Jose Mourinhos sezonin e ardhshëm. Futbollisti me origjinë nga Kosova, që përfaqëson Zvicrën, pritet të marrë një ofertë nga “Djajtë e Kuq”, që sipas raportimeve të “The Sun” janë gati të paguajnë klauzolën që e çliron 26-vjeçarin nga Stoke City.Më rënien e Stoke City-t nga Premier League, Shaqiri, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes palëve, mund të ndërpresë kontratën për 12 milionë funte.

Fillimisht u përfol për një interesim të Liverpoolit, por tashmë ka hyrë në garë edhe Man.United. Mourinho, që është i ftuar në Rusi për të komentuar ndeshjet e Botërorit, duket se është bindur nga paraqitja e lojtarit shqiptar në Rusi, pavarësisht se Zvicra nuk ia doli që ta kalonte fazën e 1/8-ave përballë Suedisë.

Dëshira e Xherdan Shaqirit është që të mbetet në Premier League dhe sigurisht, nëse Mourinho do t’i bëjë ofertë konkrete, vështirë se Shaqa do t’i thotë jo, një trajneri dhe skuadre të tillë.“Dëshiroj të mbetem në Premier League dhe shumë shpejt do ta kuptoni skuadrën time të re”, ka deklaruar Shaqiri së fundmi.Gjatë sezonit të kaluar lojtari shtatshkurtër u paraqit në 36 ndeshje të Premier League me Stoke City-n duke shënuar 8 gola. /Insporti.com

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit