20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Del në skenë edhe Manchester United për Ronaldon

Pas raportimeve të shumta për transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventus, të gjithë po pyeteshin pse ish-skuadra e CR7, Manchester United, nuk po ndërmerr diçka për ta kthyer portugezin në “Old Trafford”.Më në fund, është bërë e gjallë edhe Man.United dhe atë pas reagimeve të shumta të tifozëve të “Djajve të Kuq”, të cilët e dëshirojnë Ronaldon të kthehet në “Teatrin e Ëndrrave”.

United kanë kohë që thuhet se duan një ribashkim me yllin e Portugalisë dhe besojnë se lëvizja e tij te Juventusi nuk është një marrëveshje e bërë, pavarësisht se Ronaldo ka rënë dakord për një marrëveshje me kampionët e Serie A.Klubi anglez mbetet i interesuar edhe për Gareth Bale dhe Willian, por ata kanë pranuar privatisht se nuk do të jenë në gjendje të marrin uellsianin dhe se ata nuk janë të përgatitur për të plotësuar kërkesën e Chelseas për 70 milionë funtesh për brazilianin.

Unitedi shpreson të shfrytëzojë marrëdhënien me Jose Mendes, agjentin e Ronaldos dhe Jose Mourinhos, për të lehtësuar një marrëveshje mes dy klubeve.Sipas mediumit The Sun, zëvendëskryetari i ekzekutivit të Unitedit, Ed Woodward, po shqyrton mundësinë se çfarë do të duhej për të tejkaluar Juventusin në garë për transferimin e Ronaldos. /Insporti.com

Më Shumë

Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave inerte në Malishevë

Aksioni për largimin e mbeturinave inerte në territorin e Komunës së Malishevës po vazhdon edhe pas përfundimit të muajit të ambientit, duke u shtrirë...

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Lajmet e Fundit