Fjalët e para të Malcomit si lojtar i Barcelonës

Transferimi i ri i Barcelonës, Malcom, kishte vetëm fjalë të mira për kampionin e La Ligas pasi refuzoi Romën në sekondat e fundit.

21-vjeçari realizoi “ëndrrën” për 41 milionë euro duke u transferuar të martën në “Camp Nou”, vetëm një ditë pasi Bordeaux konfirmoi se e ka pranuar ofertën e Romës.

“Kjo është eksperiencë unike. Jam shumë i lumtur. Është ëndërr e bërë realitet ardhja në një ndër klubet më të mëdha në botë”, tha ai për Barça TV.

“Shpresoj t’i bëjë të lumtur fansat. Mezi pres t’i takoj shokët e ri të skuadrës, të flas me ta për të kuptuar më mirë mënyrën e lojës sonë”. /Insporti.com/

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit