21.6 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025

Zëvendësministri Qelaj i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i drejtësisë, Naim Qelaj, në raportin 100 ditor të punës, të cilin ia ka dërguar Kryeministrit, në një faqe të veçantë i ankohet për mungesën e bashkëpunimit me ministrin dhe ka kërkuar mbështetjen e Haradinajt.

“Që nga emërimi në këtë pozitë, jam trajtuar me shumë respekt si nga Ministri, anëtarët e kabinetit dhe stafi tjetër i ministrisë. Por, ajo që nuk ka ndodhur është bashkëpunimi, të cilin unë me aq ngulm e kam kërkuar. Nuk e di arsyen pse ka ndodhur kjo”, thotë Qelaj.

Ai thotë se përveç emërimit si Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje, që automatikisht i takon zv. Ministrit të Drejtësisë dhe prezantimit në mbledhjet e Qeverisë kur mungon Ministri, nuk i është ndarë asnjë sektor që ta udhëheqë apo nuk i është caktuar të jetë pjesë e ndonjë grupi, që siç thotë të jap kontributin e tij.

Ndërsa në raportin 12 faqesh të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ai ka renditur në formë kalendarike gjithë aktivitetin e tij.

Thotë që një dhjetor është takuar me Kabinetin e Ministrisë, më pas është takuar edhe me të gjitha departamentet në kuadër të MD-së dhe takime tjera me zyrtarë tjerë jashtë ministrisë.

Në raportin pesë faqesh të zëvendësministrit ka edhe gabime të shumta drejtshkrimore.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Naim Qelaj.

Më Shumë

‘Opoja Vallëzon’ mblodhi folklorin ballkanik në Bresanë – Maqedonia e Veriut fituese kryesore

Mbrëmë u përmbyll me sukses edicioni i shtatë i Festivalit Ballkanik të Folklorit të Valleve “Opoja Vallëzon”, i cili për tri net rresht e...

Muriqi pas vazhdimit të kontratës: Vajza vendosi për mua, paratë nuk janë gjithçka

Vedat Muriqi në intervistën e dhënë për emisionin “El Larguero” të “Cadena Ser” ka zbuluar disa detaje mjaft interesante në lidhje me akordin e...

Lajmet e Fundit