Krisma në dasmë në Suharekë, konfiskohet një ‘Kallashnikov’ dhe 23 fishekë

Policia e Prizrenit ka njoftuar se në fshatin Grejkoc të Suharekës është konfiskuar një “Kallashnikov”.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Policia kishte marrë informacion për të shtëna me armë dhe njësitet patrulluese kanë kryer një hetim dhe kanë ardhur deri tek informacionet të cilat sugjeronin se në një shtëpi në fshat kishte dasmë dhe nga aty janë dëgjuar krismat.

I dyshuari i këtij rasti ishte treguar bashkëpunues dhe e kishte dorëzuar një “Kallashnikov” me 23 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është lënë i lirë ndërsa kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme, njofton zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Hazir Berisha.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit