12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

U mbajt sesioni shkencor “Folklori në krahinën e Llapushës”

Sot në Malishevë, është mbajtur një sesion shkencor me temën “Folklori në krahinën e Llapushës”. Ky sesion shkencor është mbajtur në kuadër të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, edicioni i pestë, ndërsa në këtë sesion me prezantimet e tyre janë paraqitur, prof.Dr. Zymer Neziri, prof,Dr. Adem Zenujllahu, prof.Dr. Sabahudin Cena dhe Dr.sc. Mehmet Rukiqi.

Prof.Dr. Zymer Neziri është paraqitur me kumtesën “Eposi i Kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit, në fillimin e shekullit XXI: krahina e Llapushës”, ku i ka trajtuar dy vëllime me këngë, të hulumtuara, të shënuara dhe të incizuara nga dymbëdhjetë këngëtar të kësaj krahine. Këto vëllime janë të realizuara në kuadër të projektit E5 për eposin shqiptar.

Prof.Dr. Adem Zenujllahu është paraqitur me kumtesën “Salih e Feriz Krasniqi-rapsodë të papërsëritshëm nga krahina e Llapushës”, ku e ka trajtuar repertorin e këtyre dy rapsodëve nga rrethi i Malishevës, përkatësisht fshati Drenoc, ndërsa këtë rreth, autori e vlerëson si njëra ndër krahinat me më së shumti rapsod. Në këtë temë, autori ka folur për këngët e Salih e Feriz Krasniqit, të cilët i kënduan jetës, trimërisë, burrërisë, dashurisë, dhembjes, tragjikes dhe krenarisë së popullit shqiptar, gjatë historisë.

Prof.Dr. Sabahudin Cena, është paraqitur me kumtesën “Tradita e rapsodimit epik-heroik në arealin e Llapushës”, ku i ka trajtuar tri bazamente poetike të kësaj krahine të njohur rapsodësh:bazamenti lirik rural, vajtimet, bazamenti epik heroik Eposi i Kreshnikëve, bazamenti paladik. Në kuadër të këtyre, sipas autorit, dallohen nënte tipe: tipi biografik, kronologjik, fragmentar, mobilizues, numërues, syzhetor, modeluar, kombinuar dhe interogativ.

Ndërsa Dr.sc.Mehmet Rukiqi, është paraqitur me kumtesën “Rapsodët nga krahina e Llapushës”, ku ka folur për këngëtarët që dikur dhe sot, kënduan këngë nga treva e Llapushës. Sipas tij, rapsodët e kësaj krahine kultivuan, kënduan dhe bartën këngën popullore, gjeneratë pas gjenerate, deri në ditën e sotme.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

A do t’ia prishë Rahoveci ecurinë Trepçës këtë fundjavë?

Kampioni në fuqi dhe lideri Trepça këtë fundjavë i shkon Rahovecit në kërkim të fitores së 19-të me radhë. Rahovecasit mund të hyjnë të frymëzuar...

Lajmet e Fundit