“Ajo çfarë është më shqetësuese në këtë park ku janë lojërat e veturave në vete mbajnë figura pornografike të zhveshura, ku aty pushojnë nënat e motrat tona dhe fëmijët tanë që janë nën moshën 18-vjeçare. Kërkoj nga Drejtoria e Inspektoratit që të merren masa sa më shpejt dhe të largohen këto fotografi nga parku”, është shprehur për gazetën “Kosova Sot”, kuvendari i LDK-së Petrit Hoxhaj, që është në koalicion qeverisës me VV-në
Kuvendari i LDK-së Petrit Hoxhaj, edhe pse është në koalicion qeverisës me VV-në në Prizren, shpesh ka ngritur shumë çështje ndaj qeverisjes lokale, duke kërkuar që të bëhen ndryshime. Ai ka dalë shpesh në foltore dhe ka ngritur zërin për disa probleme të ndryshme që kanë të bëjnë me komunën. Hoxhaj pohon për “Kosova Sot” se tani e 7 muaj nga foltorja e Kuvendit ka ngritur zërin për një varg kërkesash që u përkasin qytetarëve, njëra ndër to edhe fotoja e pahijshme tek parku i qytetit. Por, ai ka shtuar se fare pak janë marrë për bazë përgjigjet që ai ka drejtuar, përpos Dr. Flaka Siqeca dhe Islam Thaçit që i falënderon për bashkëpunim brenda këtyre muajve, por shton se të tjerët nuk kanë çarë fare kohën. Ushtrimet në livadhe Hoxhaj ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka se nuk e di që këshilltarët e tij politikë a ju kanë treguar se klubet e ndryshme sportive në Prizren nuk kanë hapësira për t’i ushtruar veprimtarit e tyre, pasi të gjithë ua mbyllën dyert. “Dua të cek klubin e mundjes “Arena”, përkundër kërkesës që kanë bërë të takohen me juve pasi në shtator ata fillojnë garat brenda dhe jashtë vendit të Kosovës, të vetmin vend që e kanë për t’i mbajtur stërvitjet janë livadhet te transiti. Po ashtu, edhe klubet e basketit, pingpongut e shumë të tjera, të cilët s’kanë ku të ushtrojnë veprimtaritë e tyre dhe prandaj kërkojmë që të formohet sa më shpejt komisioni për rini, sport dhe kulturë, që të merren rreth menaxhimit të qendrave apo sallave sportive”. Ai thotë se brenda javës fillon “Dokufesti” në Prizren dhe pak është marrë për pritjen e turistëve. “A do t’i presim me tarabuka tek çezma e “Shadërvanit” apo edhe me klarinetistët nga Gjirokastra, apo edhe me tupanxhinj nga Shkodra? Mendoj që kam qenë i pari që kam ngritur këtë shqetësim të lypsarëve, organizatave të tjera rreth grabitjes së qytetarëve, besa kur ka ardhur në pyetje qytetari edhe drejtorin e Bujqësisë, mikun tim e kam kritiku për qentë endacakë, sepse në rendë të parë është siguria e qytetarit, pastaj jarania e shoqëria”, është shprehur ai.
Parku i qytetit po betonizohet
Hoxhaj thotë se shqetësimi tjetër vjen nga disa qytetarë, të cilët i kanë dërguar disa foto se si parku i qytetit po betonizohet, po mbulohet hapësira gjelbëruese me kubëza betoni. “Ajo çfarë është më shqetë- suese në këtë park, ku janë lojërat e veturave, në vete mbajnë figura pornografike të zhveshura, ku aty pushojnë nënat e motrat tona e fëmijët tanë që janë nën moshën 18- vjeçare. Kërkoj nga Drejtoria e Inspektoratit që të merren masa sa më shpejt dhe të largohen këto fotografi nga parku”, është shprehur ai. Lidhur me heqjen e lypsarëve në Prizren, të cilët po ia prishin imazhin qytetit të Prizrenit, e kemi pyetur drejtorin e Policisë Rajonale në Prizren Nexhmi Krasniqi. Ai lidhur me këtë për “Kosova Sot” tregon se dje, ora 18 .00, deri në orën 23.00 është organizuar aksioni i madh i përgjithshëm për largimin e lypsarëve nga Prizreni. Kurse shumë kurbetçinj, si Adem Sylejmani, Adelina Gashi e të tjerë, thanë se në Prizren është vështirë të ulesh për të pirë një kafe, ose për te drekuar, ngase brenda pak minutash të vijnë mbi 30 lypsarë. Ata thonë se në këso situate nuk mund të ndjehen të qetë.