5.8 C
Prizren
E diel, 13 Tetor, 2024

Policja ushqen me gji fëmijën e gruas së arrestuar, fotoja bëhet virale

Një gjest dhemshurie që prek të gjithë që e shikojnë.

Një police argjentinase, Celeste Ayala, u bë e famshme në të gjithë botën pasi shoqja e saj publikoi një foto ku policia i jepte gji një fëmijë të kequshqyer nga një grua që sapo ishte arrestuar.

Ndërsa ishte në punë gjatë turnit si roje në spitalin Son Maria Ludovica të Buenos Aires, fëmija 6 muajsh ishte sjellë nga asistentët socialë së bashku me 5 vëllezërit e tij. Kishin uri, qanin, sidomos i vogli 6 muajsh.

Spitali ishte plot dhe askush nuk po merrej me fëmijën.
Për policen Celeste Ayala, e cila kishte vetëm pak kohë që ishte bërë nënë e një vajzë, të kujdesej për të voglin ishte një refleks spontan dhe i natyrshëm.

Menjëherë sapo e vuri në gjoks fëmija pushoi.

Fotoja që u postua në facebook nga një shoqe e polices u shpërnda 110 mijë herë

“Dua ta bëj publike këtë gjest dashurie që bëre sot për këtë fëmijë” shkruhet në postim, “pa e njohur dhe pa hezituar për asnjë minutë, veprove si të ishte e ëma. Pa menduar për pisllëkun, erën e keqe qëkishte siç bënë profesionistët e spitalit. Gjëra të tilla nuk shihen çdo ditë”

Ndërkohë policja komentoi kështu në mediat lokale: Pashë që ishte i uritur, po vinte dorën në gojë prandaj kërkova që ta përqafoja dhe ti jepja gji. Mu drodh zemra kur e pashë”

Ayala u promovua nga shefi i policisë së Buenos Aires, Cristian Ritondo, disa ditë pasi imazhi u bë publik

“Donim të të falenderonim personalisht për këtë gjest dashurie spontan që bëre duke arritur ta qetësoje vajzën” tha Ritondo.

Më Shumë

Moti sot, diell dhe vranësira – temperaturat nga 3 deri në 21 gradë

Sot parashihet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri...

Peja mposht Prizrenin

Peja ka fituar ndeshjen e mbetur të javës së dytë të ProCredit Superligës, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 96:77 (26:25, 23:14, 21:27,...

Lajmet e Fundit