21 C
Prizren
E hënë, 1 Shtator, 2025

Paraburgim vëllezërve nga Mamusha që u përleshën për probleme pronësore

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një  muaji ndaj katër të pandehurve nga Mamusha për shkak të veprës penale të sulmit.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prizren, paraburgimi është caktuar ndaj të pandehurve me iniciale  C.M., B.M., G.M. dhe D.M  që të gjithë nga Mamusha, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të sulmit.

Deri te masa e paraburgimit ka ardhur sepse  më datën 27.08.2018 rrethe orës 21:00, në Mamushë  të pandehurit me iniciale C.M.,AM, G.M.,  në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve në mes veti, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve pronësoro juridike me të dëmtuarin me iniciale D.M., të cilin e kanë edhe vëlla, pasi që fillimisht fjalosen, më pas e sulmojnë duke e goditur me grusht dhe shqelma nëpër pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas pasojë e lëndimeve, i dëmtuari ka kërkuar trajtim mjekësor pranë Spitalit Rajonal në Prizren.

Gjithashtu i pandehuri me iniciale D.M., për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve lidhur me hapësirat e brendshme të shtëpisë, pa pëlqimin e të pandehurve B.M, C.M., dhe G.M., me dashje përdor forcën duke e sulmuar dhe kapur për fyti të dëmtuarin B.M., e më pastaj duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas gjykatës caktimi i paraburgimit është tani për tani i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 24 orëve, përmes kësaj gjykate, Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 27.08.2018 nga ora 21:30 minuta  dhe do të zgjasë deri më datën 27.09.2018.

Më Shumë

Dyshohet se u godit në kokë nga vinçi, humb jetën në vendin e punës 35-vjeçari në Mushtisht

Ka humbur jetën në vendin e punës një 35-vjeçar në fshatin Mushtisht të Suharekës, pasi i njëjti dyshohet se është goditur në kokë nga...

Artan Abrashi: Fitorja në Prizren është jo vetëm e mundshme, por e sigurt

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka realizuar  me kandidatët për Kuvendin Komunal,  një takim që ai e...

Lajmet e Fundit