Nait Hasanit nuk i pëlqen ekipi negociator i Haradinajt

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani tha se është kundër renditjes së emrave në ekipin negociator të propozuar nga qeveria në seancën e djeshme të kuvendit.

Hasani shtoi se trajtimi i opozitës në atë renditje nuk është i mirëfilltë.

“Në seancë dje kam shkuar dhe kam pritë që do të hapet debat për diskutim, por forma e tillë nuk më ka pëlqyer, renditja ai i pari, ky i dyti. Trajtimi i opozitës nuk është i mirëfilltë, duhet të kemi konsensus politik, e jo një renditje të numrave, krejt jemi ta parët e askush i dyti. Ekipi që do të shkojë do të flet në emër të shtetit”, tha Hasani.

Deputeti i PDK-së shtoi se nuk i sheh të rrezikshme deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve, pasi sipas tij cilado marrëveshje e arritur nuk mund të kalojë pa u ratifikuar në kuvend.

“Duhet të kemi vijat e kuqe për mos ndryshim të kufijve. Vota ime është kundër për ato ndryshime në rast se bëhet një marrëveshje e tillë në Kuvend”, tha ai në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?” , ku po diskutohet për qëndrimin e partive politike të Kosovës rreth kësaj ideje, koston e një opsioni të tillë për Kosovën si dhe të ardhmen e aseteve ekonomike e strategjike të Kosovës që gjenden matanë lumit Ibër.

Folës në tryezën e moderuar nga Jeta Xharra do të jenë:; Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK; Albin Kurti, kryetar i LVV, Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanovcit; Fehmi Beja, kryetar i Komunës së Medvegjës; Nenad Rashiq, kryetar i PDP; Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, si dhe deputetë, ish-deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë tryezës do të emetohen video të shkurta të pikëpamjeve të analistëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa e rajoni të dhëna ekskluzivisht për këtë tryezë.

Tryeza diskutimi ‘Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan”, organizohet nga Emisioni ‘Jeta në Kosovë’

Më Shumë

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit