Liria është fustani im

Poezi nga Sibel Halimi

Sot ndihem e bukur
Se arrita t`i shoh drunjtë
E tokën e qëndisur nga vjeshta
Dritën e shtrirë në shtratin e qytetit të bronztë

Ecur këmbëzbathur
Çliruar nga detyrimi i të qëndruarit pingul në këmbë
E mbyllur në qetësinë e Kutisë së Pandorës

Sot jeta është veshur në kostumin ditor
E gjethet brosh i ngulur në gjoks

Sot ndihem e bukur
Ndjej fjalën teksa del nga goja e marrëzisë

E shkrimtarëve që ditën thurin lavde lirisë
E natën përsiatin dhe pjellin autoritetin
Si rreze hëne përplasur në dritare

Sot ndihem e bukur
Mbase pse do të ishte e kundërta
Liria është fustani im i preferuar …

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Lajmet e Fundit