Veseli premton në Krushë investime në bujqësi

kadri-veseliKrusha ka qenë vatër e rezistencës. Jam krenar që në këtë fshat kam qenë në luftë dhe jam krenar ti shërbej Krushës dhe atdheut tim. Kështu ka deklaruar zëvendës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, gjatë një vizite që i ka bërë Krushës së Madhe, ku u takua me qytetarët.

Veseli u premtoi banorëve të kësaj ane investime në të ardhmen në bujqësi, duke pohuar se Krushen e Ukshin Hotit do ta bëjnë shembull se si fermerët mund të jetojnë nga tokat e tyre, transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu para krushianëve foli edhe për 241 të rënët në këtë fshat gjatë luftës së fundit, duke pohuar se dhembja dhe krenaria gërshetohen në këtë vend, i cili sipas tij dha aq shumë për ta fituar lirinë.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit